Hetimi Publik mbi vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia bën përgjegjës shtetin maltez

Hetimi Publik mbi vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia bën përgjegjës shtetin maltez

Një hetim publik mbi vrasjen e gazetares investigative malteze, Daphne Caruana Galizia ngarkoi me përgjegjësi shtetin, i cili duhet ta kishte mbrojtur.

Raporti u publikua pas 93 seancave dhe 120 dëshmive të mbledhura.

Fillimisht, qeveria malteze refuzoi të kryejë hetim, duke pretenduar se nuk ishte e nevojshme.

Por, ajo u përball me protesta të fuqishme, si dhe një presionin nga familja e të ndjerës, shoqëria civile, media si The Shift News, Parlamenti Evropian, Këshilli i Evropës dhe organizatat e lirisë së medias si Reporterët pa Kufij, ECPMF dhe Instituti Ndërkombëtar i Shtypit. Kryeministri Joseph Muscat u detyrua të japë dorëheqjen dhe zëvendësuesi i tij, Robert Abela mori detyrën vetëm pasi filluan hetimet.

Hetimi pati për qëllim jo të vërtetonte fajësinë mbi atentatin, por mbi të gjitha, të konstatonte nëse shteti mund ta kishte parandaluar atë.

Raporti zbuloi se të gjitha provat e mbledhura gjatë hetimit krijuan bindjen se vrasja ishte e lidhur me punën e saj investigative. Gjithashtu u zbulua se shteti nuk arriti të njohë rrezikun real dhe të menjëhershëm mbi jetën e saj dhe nuk arriti ta mbrojë atë.

Ai gjithashtu vuri në dukje një kulturë mosndëshkueshmërie, të krijuar brenda qeverisë malteze. Këto tentakula të mosndëshkimit, më pas gjetën rrugën e tyre në organet rregullatore, si policia apo agjensi të tjera, duke çuar në një kolaps të sundimit të ligjit.

Ishte e qartë, sipas raportit, se Caruana Galizia kishte informacion që mund të kishte shkatërruar plane të bizneseve të mëmdha, si dhe stabilitetin e qeverisë. Për më tepër, shkrimi i saj ishte thelbësisht i saktë, madje policia përdori faqen e saj si burim.

Qeveria malteze u përgjigj duke filluar një fushatë sulmesh personale, urrejtje, abuzimi verbal dhe ngacmimi gjyqësor.

Caruana Galizia u vra në tetor 2017 kur një makinë bombë shpërtheu në automjetin që ajo po drejtonte, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj. Deri më tani, askush nuk është dënuar për vrasjen e saj.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>