
Një pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Elbasan ka tentuar të vrasë veten mbrëmjen e së hënës.
Sipas mediave, pedagogu Jakov Oga, 65 vjeç ishte i infektuar me Covid-19 dhe në gjendje të rënduar psikologjike.
Ai është hedhur nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte, por është jashtë rrezikut për jetën.
Oga është dërguar menjëherë në spital ku po mbahet nën mbikqyrjen e mjekëve.