Në vitin 2008, një 56-vjeçar nga Edinburgu, Skoci u arrestua dhe u burgos në Shqipëri për abuzim të dyshuar me dy djemë të rinj.
David Brown ishte një bamirës ungjillor, i cili themeloi një jetimore të quajtur ‘Fëmijët e Tij’, shtatë vjet para arrestimit. Ai u arrestua dhe u akuzua për “marrëdhënie seksuale” me të mitur dhe gjykatësi Gerti Hoxha tha se jetimorja ishte përdorur si një “maskim” për abuzim seksual.
Dy shtetas të tjerë britanikë u arrestuan në jetimore në të njëjtën kohë dhe gjithashtu u gjykuan për vepra të ngjashme. Dino Christodoulou dhe Robin Arnold u ekstraduan nga Britania e Madhe në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë. Ata u dënuan përkatësisht me 20 vjet, 5 vjet dhe gjashtë muaj.
Skandali doli në dritë në maj 2006 pasi 10 fëmijë të moshës midis katër vjeç dhe 13 vjeç i thanë policisë se ishin abuzuar seksualisht. Disa raportuan se ishin lidhur në një ballkon dhe përdhunuar. Policia bastisi jetimoren dhe arrestoi tre burrat.
Por një hetim nga The Guardian në atë kohë zbuloi se Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës Kriminale i Mbretërisë së Bashkuar (NCIS) ishte në dijeni të akuzave për abuzim, 18 muaj para se policia shqiptare të lëvizte. Jo vetëm kaq, por ata nuk u treguan autoriteteve shqiptare.
Sipas hetimit të tyre, Brown u kishte dhënë atyre informacion në lidhje me abuzimin seksual që po ndodhte brenda institucionit në 2004 por tha që ai nuk ishte i përfshirë.
Brown gjithashtu i tregoi Alan Moir, një polic në pension nga Inverness se Christodoulou kishte abuzuar seksualisht me fëmijë, por nuk përmendi emrin e Arnold. Më pas u zbulua se Arnold kishte dy dënime paraprake për sulme të pahijshme ndaj djemve në vitet 1980 dhe ai kishte qenë gjithashtu në një “mision ndihme” në Malavi, duke punuar me fëmijë.
Moir i tha The Guardian se “ne morëm një vendim që nuk do të raportonim abuzimin tek autoritetet. Ne e dinim se çfarë do të ndodhte – dikush do të arrestohej dhe fëmijët do të ktheheshin në rrugë. ”
Ai pranoi që veprimet e tyre përbënin një “mbulesë”, por pohoi se ata “po përpiqeshin të mbronin fëmijët”. Moir tha se atëherë ai u ndie i mashtruar nga Davidi.
Në maj 2006, Brown po planifikonte të hapte një shtëpi tjetër me një emër tjetër. Moir mori rreth 20,000 EUR në Shqipëri për të ndërtuar një shtëpi tjetër. Por ishte tepër vonë, autoritetet shqiptare tashmë kishin marrë informacion në lidhje me abuzimin dhe kishin lëvizur për të arrestuar Brown.
Para dhënies së vendimit, të tre britanikët i thanë The Guardian se abuzimi po ndodhte në shtëpi, por secili mohoi që ata ishin të përfshirë, duke ia hedhur fajin njëri-tjetrit.
Arnold pranoi se ai kishte abuzuar seksualisht me fëmijë në të kaluarën, por se ai ishte i pafajshëm në këtë rast. Christodoulou akuzoi të tjerët se i bënë fëmijët të gënjejnë për të nga “inati”. Brown e përshkroi veten si “babai” i fëmijëve dhe tha se ai thjesht po përpiqej t’i mbronte ata.
Gjatë gjyqit, disa fëmijë folën në favor të tij. Nazimi Tatushi i cili ishte 21 vjeç kur dëshmoi tha se ishte një “njeri i mirë”.
“Davidi më tha: biri im, pse nuk vjen në shtëpinë time? Ai ishte një njeri i mirë për fëmijët e rrugës në Shqipëri”.
Gjatë gjykimit, provat shqetësuese filluan të dilnin. Vetë Brown pranoi se i kishte lënë fëmijët të flinin në shtratin e tij kur ata ankoheshin për makthe. Ai gjithashtu pranoi që nuk kishte kryer kontrolle të stafit dhe vullnetarëve, por i kishte u dhënë atyre akses të pa mbikëqyrur tek fëmijët.
Kur fëmijët dhanë provat e tyre në gjykatë, ata u konsideruan “dëshmitarë të pasigurt” për shkak të pretendimeve që ishin “manipuluar” nga prokuroria.
Në vitin 2017, dy nga fëmijët që dhanë dëshmi kundër Brown thanë se ishin ngacmuar dhe ryshfet për të dhënë dëshmi nga policia dhe prokurorët. Në moshën 18 dhe 22 vjeç në atë kohë, ata kërkuan të japin prova të reja mbi çështjen, por gjykata Penale e Tiranës refuzoi kërkesën.
Tre ditë më parë, Brown u lirua nga burgu pas 13 vjetësh, për shkak të sjelljes së mirë. Ai u dërgua me shpejtësi në Qendrën e Paraburgimit të Karrecit ku do të qëndrojë derisa autoritetet e MB-së dhe Shqipërisë të zbulojnë se kush do të paguajë për fluturimin e tij.
Ai pohon deri më sot se nuk ka abuzuar me fëmijët, megjithatë dështimi për të raportuar abuzimin seksual që ai pranoi se e dinte se po ndodhte, është gjithashtu një vepër penale dhe dënohet me deri në tre vjet burg.