Historia e Pashkë Hilës, gruaja që bekonte bukët e fshatit për Pashkë nën komunizëm

Nga Dom Gjergj Meta
Historia e Pashkë Hilës, gruaja që bekonte bukët e fshatit për Pashkë nën komunizëm

Në ditën e Pashkëve, ku njerëzit janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të koronavirusit, Dom Gjergj Meta rrëfen historinë e Pashkjes së Hilës. Në artikullin e botuar në portalin Kujto.al, Dom Gjergj Meta, tregon se si Pashkja e Hilës, shpërndante ujë të bekuar banorëve të fshatit ditën e Pashkëve, gjatë kohës së komunizmit.

Dom Meta rrëfen:

“Kur ishim nën komunizëm, në fshatin tonë, Pashkja u shpërndante familjeve fshehtas ujin e bekum për bekimin e ushqimeve pikërisht të shtunën e madhe.

Ajo jetoi edhe pak vite pas komunizmit e unë çdo herë që kthehesha nga studimet për pushime shkoja dhe e takoja. Njëherë e pyes, e pyes:
Po ku e merrje ujin e bekum ti gjatë komunizmit?

Ehh mor Gjergj. Kur u mbyllën Kishat unë e kisha një shishe me ujë të bekum. Në festën e ujit të bekum të atij viti ’67 mora ujin si gjithmonë të Kishës. Pas një muaji u mbyllën Kishat. Për atë Pashkë nuk kishim prift. Atëherë i bekova vetë bukët me ujin e bekum. U dhashë edhe pak njerëzve, por po mbaronte. Atëherë ujit që kishte mbetur i hodha edhe pak ujë tjetër, pak kripë dhe fillova të them rruzaren. Pasi mbarova rruzaren e mbylla shishen dhe e fsheha. Për çdo Pashkë deri në vitin 1991 kam bërë këtë gjë: u jepja njerëzve, lija pak për në fund, e mbushja, i hidhja pak kripë, thoja rruzaren dhe e fshija.
Ishte kaq e thjeshtë!”

Në përfundim Dom Meta pohon i këshillon të gjithë besimtarët katolik të ndjekin të njëjtën traditë. Në pamundësi për të marrë pjesë në meshën e Pashkëve të marrin “pak ujë të bekum, nëse nuk ka ia kërkon një komshiu apo një të afërmi, thotë një lutje “Ati ynë” një “Të falem Mari” e një “Lavdi Atit” dhe të bekojnë ushqimet.”

Artikulli i plotë mund të gjendet këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>