Hoffman: Universitet private ftesë e hapur për korrupsion

Hoffman: Universitet private ftesë e hapur për korrupsion

Ambasadori gjerman Helmut Hoffman tha sot se ka universitete private në Shqipëri që mund të kenë qënë ftesë e hapur për korrupsion. Në konferencën me temë “Profesionet më të kërkuara”, Hoffman tha se në Shqipëri ka shumë juristë dhe ekonomistë të diplomuar por mungojnë personat e trajnuar për zanatet dhe zejet apo profesionet. Ambasadori tha se janë 45 universitete private, standardet e të cilëve nuk mbikqyren siç duhet sepse është e pamundur të bëhet kjo.

“Ka dhe universitete private, më vjen keq që e them këtë, që mund të kenë qenë dhe ftesë e hapur për korrupsion, dhe besoj se këto 10- 15 vitet e fundit kjo ka ndodhur dhe është parë që ka ndodhur dhe nuk është ide e mirë që të injorohet trajnimi për zanatet dhe zejet apo profesionet “, tha Hoffman.

Ai tha se nevojitet një plan dhe strategji e qartë për sistemin e trajnimit profesional duke theksuar se në Shqipëri ka shumë juristë dhe ekonomistë. Për këtë të fundit ai kritikon sistemin arsimor dhe kryesisht universitetet private, cilësia e të cilave është e pakontrolluar.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>