Holanda do të heqë gjininë nga karta e identitetit

Nga Exit News
Holanda do të heqë gjininë nga karta e identitetit

Brenda pak viteve, në Holandë, gjinia e qytetarëve nuk do të jetë më si gjeneralitet i vendosur në kartën e identitetit, sepse konsiderohet si ‘një informacion i panevojshëm’.

Kështu ka deklaruar ministrja holandezë për Arsimin dhe Kulturën Ingrid van Engelshoven.

Në një letër dërguar parlamentit, ministrja shkruan se gjinia mund të hiqet nga kartat duke filluar nga vitet 2024/2025 dhe do të hiqet dhe në dokumente të tjera ku nuk është i nevojshëm.

Ministrja shkruan se Holanda nuk është vendi i parë në BE që nuk do ta ketë këtë informacion në karta, sepse edhe Gjermani nuk e ka.

Njerëzit duhet të jenë në gjendje të “krijojnë identitetin e tyre dhe të jetojnë në liri dhe siguri të plotë”, tha van Engelshoven.

Ky vendim u përshëndet nga organizatat në mbrojtje të komunitetit LGBTI në Holandë.

Në vitin 2018, Hollanda ndërmori një hap drejt njohjes së një seksi të tretë kur individët interseksualë fituan të drejtën të mos e përcaktojnë veten si mashkull apo femër në certifikatën e tyre të lindjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>