Holanda kthen kishat në qendra votimi

Nga Exit News
Holanda kthen kishat në qendra votimi

Holanda do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme këtë javë dhe ka vendosur që të kthejë kishat në qendra votimi si një masë për të ndaluar Covid-19.

Këto janë zgjedhjet e para parlamentare në Europën Perëndimore që nga fillimi i pandemisë COVID-19 dhe kriza shëndetësore ka dominuar fushatën.

Kishat janë mes ndërtesave të pazakonta që po përdoren si qendra votimi. Autoritet holandeze e morën këtë vendim për shkak të hapësirave të mëdha që kanë kishat.

Për herë të parë që nga viti 1894, zgjedhjet do të zgjasin tre ditë. Kjo si një masë për të shmangur grumbullimet.

Grupet e rrezikuara do të votojnë para datës kryesore e cila është 17 mars.

Asnjëherë më parë votuesit e moshës 70 vjeç e lart nuk lejoheshin të votonin me postë.

Partia konservatore-liberale e Kryeministrit Mark Rutte, Partia Popullore për Liri dhe Demokraci, ose VVD, ka një epërsi të konsiderueshme në sondazhet.

Më 25 Prill edhe Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme, por nuk është bërë ende e ditur se si do të veprohet për të shmangur grumbullimet.

Nuk dihet nëse do të ketë një skenar të ngjashëm si Hungaria me tre ditë zgjedhje. Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje opozitës që të diskutojnë edhe për fushatën dhe të bien dakord për masat e pandemisë.

Deri më tani nuk ka pasur një marrëveshje mes tyre dhe partitë kanë vijuar fushatën duke shkelur masat aktuale anti Covid.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>