Hollanda ende pa vendim për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë, u shpreh Ambasadorja hollandeze Altes

Nga Exit News
Hollanda ende pa vendim për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë, u shpreh Ambasadorja hollandeze Altes

Ambasadorja Hollandes ne Shqiperi komenton nga Shkodra nese Shqiperia meriton çeljen e negociatave.

Hollanda ende nuk ka një vendim për hapjen e bisedimeve mes shqipërisë dhe BE-së. “Hollanda po studion progress raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë”, u shpreh Ambasadorja hollandeze në Tiranë Guusje Korthals Altes e pyetur nga gazetarët, për procesin e integrimit, gjatë vizitës së saj në Shkodër, të premten.

Ambasadorja ndodhet në Shkodër për të vizituar një ekspozitë kundër trafikimit të qënieve njerëzore.

Hollanda ka qënë një ndër vendet e BE-së që ka kundërshtuar nisjen e bisedimeve me Shqipërinë për shkak të krimit të organizuar. Madje, ky shtet propozi në vitin 2018 edhe pezullimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në zonën shengen si pasojë e rritje së numrit të emigrantëve

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>