Hollanda përfundoi misionin në Afganistan, evakuuon 87 personat e fundit

Nga Exit News
Hollanda përfundoi misionin në Afganistan, evakuuon 87 personat e fundit

Hollanda përfundoi misionin e evakuimit nga Afganistani. Të premten mbërritën në Holandë 87 shtetasin e fundit holandezë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Aeroplanët ushtarakë holandezë kanë marrë më shumë se 2,500 njerëz nga Afganistani që nga 18 gushti. Hollanda nuk ka më një prani diplomatike në vend, sipas Reuters.

Qeveria tha se po shqyrton mënyrat për të ndihmuar qindra qytetarë holandezë me origjinë afgane dhe afganë që kanë të drejtë për azil në Holandë, të cilët nuk ishin në gjendje të evakuoheshin.

Asistenca fillimisht do të sigurohet nga vendet fqinje, tha qeveria në një letër drejtuar parlamentit të enjten.

Një numër i vogël i trupave holandeze dhe një avion C-130 do të qëndrojnë në Afganistan deri në 31 gusht, tha qeveria.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>