Hollanda ka raportuar javën e kaluar rreth 52 mijë raste të reja infektimesh me Covid-19, sipas një raportimi të Sky Neës.
Shifra përbën një rritje prej 500% të rasteve javore, pasi vendi hoqi pothuajse të gjitha kufizimet, ëprfshirë rihapjen e klubeve të natës, në fund të qershorit.
Kjo e ka shtyrë qeverinë të urdhërojë mbylljen e këtyre të fundit, të paktën deri më 13 gusht, ndërkohë që baret do të duhet të mbyllen në mesnatë.
Autoritetet kanë gjurmuar rreth 37% të rasteve të reja në bare apo klube.
E vetmja gjë shpresëshënëse mbetet niveli i ulët i shtrimeve në spital, që ka qënë diku te 11%ose 60 pacientë.
Bëhet fjalë për një trend që është vërejtur edhe në vende të tjera evropiane, të cilat kanë patur rritje të rasteve me përhapjen e variantit Delta të koronavirusit. Ekspertët e kanë interpretuar si shenjë të efektit të mbrojtjes nga vaksina.