
Kompozitori Agim Kraja u nda nga jetë të martën. Gjatë pasdites në Tiranë u mbajten homazhet në nder të tij.
Të pranishëm ishim edhe politikanë. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha postoi foto nga homazhet për Krajën duke shkruar se “Kraja i kushtoi jetën kombit dhe se trashëgimia e tij do të mbetet një shembull për të gjithë shqiptarët”.
“Përpjekjet e palodhura të Agim Krajës i dhanë atij jo vetëm titullin Artist i Merituar dhe Nderi i Kombit, por edhe respektin e mijëra shqiptarëve të frymëzuar nga arti i tij, si akt sublim lirie”, tha Basha.
Presidenti Ilir Meta shkroi për humbjen e Krajës se ai ishte një “personalitet i jashtëzakonshëm i muzikës shqiptare, me një kontribut të vyer për dekada në transmetimin e vlerave më të spikatura shpirtërore të kulturës sonë te brezat e rinj, trashëgimia e Tij e pasur artistike do të nderohet dhe do jetojë përjetë”.
Agim Kraja u lind në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane.
Ai ka kompozuar pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961.
Kraja është nderuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”.