
Më shumë se 50 persona, përfshi politikanë dhe aktivistë pro-demokracisë, u arrestuan të mërkurën, në Hong Kong, në një valë bastisjesh shtëpish e zyrash.
Në një operacion policor që përfshinte më shumë se 1.000 oficerë, 53 individët u arrestuan sipas ligjit të sigurisë kombëtare (NSL), të akuzuar për “përmbysjen e pushtetit shtetëror” pasi zhvilluan zgjedhje primare brenda organizatave të tyre për kandidatët pro-demokracisë për zgjedhjet e Hong Kongut. Zgjedhjet e përgjithshme në Hong Kong më pas u shtynë, me justifikimin pandemisë.
Bastisjet të mërkurën shkaktuan zemërim në qytetin dikur gjysmë-autonom, ndërsa postimet në mediave sociale dhe raportet e lajmeve konfirmuan arrestimet.
Pas bërjes publike të listave të të arrestuarve u konfirmua në të arrestuarit janë të gjithë kandidatë që morën pjesë në zgjedhjet primare, organizatorët e zgjedhjeve, si dhe një avokat amerikan – i pari i huaj që arrestohen në bazë të ligjit të sigurisë kombëtare.
Disa prej të arrestuarve e filmuan dhe regjistruan drejtpërdrejt arrestimet e tyre. Në një prej videove dëgjohej policia duke konfirmuar akuzat kundër tyre: pjesëmarrja në sondazhet fillestare për kampin pro-demokracisë, me qëllimin përfundimtar për të fituar shumicën në këshillin legjislativ. Sipas ligjeve të reja ky ishte \përmbysje e pushtetit shtetëror’, thanë autoritetet.
Ligji për Sigurinë Kombëtare NSL përcakton se këto akuza përbëjnë vepra penale dhe dënimi është me burgim.