Hoti, arrestimet e Dhomave të Specializuara veprime të pavarura të drejtësisë

Nga Exit News
Hoti, arrestimet e Dhomave të Specializuara veprime të pavarura të drejtësisë

Kryeministri i Kosovës Avdyllah Hoti i mbështeti arrestimet e kryera nga Dhomat e Specializuara.

Në një postim në Facebook, Hoti tha se “veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese, dhe duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë”.

Gjithashtu ai tha se “qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të pa tjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”.

Hoti shprehu mbështetjen e qeverisë së Kosovës për drejtësinë, duke bërë thirrje për respektimin e saj:

“Qeveria e Republikës së Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe se duhet respektuar plotësisht”.

Reagimi i qeverisë së Kosovës vjen pasi Prokurori Special arrestoi dy nënkryetarët e Organizatës së Veteranëvë të UÇK-së, me akuzën e frikësimi të dëshmitarëve përmes publikimit të emrave dge adresa të tyre në tre konferenca për shtyp.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>