Hoti uron për Vitin e Ri: Mirënjohje për të prekurit nga pandemia

Nga Exit News
Hoti uron për Vitin e Ri: Mirënjohje për të prekurit nga pandemia

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dha të enjten mesazhin për Vitin e Ri.

“Kjo pandemi na ka goditur të gjithëve. Lutjet e mia sonte janë për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, përfshirë familjet e mjekëve dhe infermierëve, policëve dhe stafit tjetër, që kanë humbur jetën në krye të detyrës”, tha Hoti.

Sa i takon punës që ka bërë qeveria për pandeminë, Hoti tha se ajo  “ka bërë të pamundurën për t’iu dalë në ndihmë të gjithëve”.

Hoti përmendi miratimin e pakos për rimëkëmbje ekonomike. Sipas tij, kjo paketë ekonomike “është ndër më të mëdhatë në rajon dhe më gjerë”.

“E kemi rikthyer besimin dhe bashkëpunimin me miqtë tanë, në rend të parë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet e Bashkimit Evropian”, tha Hoti.

Ai u ndal edhe tek dialogu me Serbinë, ku tha se është “rinisur mbi parime të qarta, për njohje reciproke, duke e eliminuar idenë e rrezikshme të shkëmbimeve territoriale”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>