
“Propozimi i qeverisë hungareze për të kufizuar birësimin nga ana e çifteve të martuara është bërë për të përjashtuar komunitetin (LGBT) dhe paraqet një fyerje ndaj vlerave të përbashkëta evropiane”, deklaroi organizata Human Rights Watch (HRW) më 18 nëntor .
Qeveria e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, paraqiti disa ndryshime kushtetuese më 10 nëntor, në të njëjtën ditë që parlamenti votoi për zgjatjen me 90 ditë të gjendjes së jashtëzakonshme, të shpallur më 3 nëntor, për të luftuar pandeminë e koronavirusit.
Ndryshimet ligjore përcaktojnë se vetëm çiftet e martuara do të kenë të drejtë të birësojnë fëmijë, dhe përjashtimet do të bëhen vetëm me raste.
Projektligji ndalon çiftet LGBT, beqarët dhe çiftet e pamartuara të birësojnë fëmijë.
Në një deklaratë, HRW i kërkoi parlamentit hungarez të “refuzonte ndryshimin e propozuar të kushtetutës” dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian “të paralajmëronte Hungarinë se ndryshimi është në kundërshtim me vlerat e tolerancës dhe mosdiskriminimin të BE-së”.