Human Rights Watch kritika Turqisë për transferim të paligjshëm të 63 sirianëve

Nga Exit News
Human Rights Watch kritika Turqisë për transferim të paligjshëm të 63 sirianëve

Organizata Human Rights Watch (HRW) ka kritikuar Turqinë për transferimin e paligjshëm 63 sirianëve të arrestuar në Ankara.

“Turqia dhe rebelët sirianë i kryen arrestimet në zonën kufitare të Ras al-Ain në verilindje të Sirisë, pasi morën rajonin nga luftëtarët kurdë” deklaroi HRW.

Organizata shprehet se këta persona jo vetëm që janë transferuar në kundërshtim me ligjin por gjykatat kanë dhënë dënime maksimale për pesë nga ata. Ajo shton se autoritetet turke nuk kanë provuar se të arrestuarit kanë kryer krime ose ishin luftëtarë aktivë me grupe kurde.

“Autoritetet turke po shkelin detyrimet e tyre duke arrestuar këta burra sirianë dhe duke i çuar në Turqi për t’u përballur me akuzat më të dyshimta dhe më të paqarta në lidhje me veprimtarinë e pretenduar në Siri”, tha Michael Page, zëvendësdrejtor rajonal i HRW.

Të dhënat tregojnë se numri i sirianëve që janë dërguar në Turqi mund të jetë rreth 200.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>