Humb jetën aktori Fatmir Xhelilaj me koronavirus

Nga Exit News
Humb jetën aktori Fatmir Xhelilaj me koronavirus

Aktori i njohur fierak Fatmir Xhelilaj, 69 vjeç, u nda nga jeta të premten, pas infektimit me Covid-19.

Sipas familjarëve, me shumë gjasa aktori e ka marrë virusin në QSUT.

Xhelilaj vuante prej disa kohësh nga zemra dhe para dy javësh ishte shtruar në QSUT për të bërë një ndërhyrje në zemër.

Pasi mjeku që do të bënte ndërhyrjen rezultoi i infektuar me Covid-19, Xhelilaj la spitalin dhe u rikthye në Fier. Menjëherë pas rikthimit në shtëpi, ai ka shfaqur simptoma të Covid-19.

Ai filloi të trajtohej në shtëpi, por pasi gjendja shëndetësore u rëndua, familjarët e dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>