
Një mjek ndërroi jetë paraditen e së enjtes në Sarandë, pas një infrakti në zemër.
Ilir Gazeli, 66-vjeç, ishte në detyrë, duke iu shërbyer qytetarëve të zonës së Dhivrit, në momentin që pësoi arrest kardiak.
Ndonëse kishte mbushur moshën e pensionit, Gazeli vijonte të shërbente si mjek në qytet, për shkak të mungesës së mjekëve specialistë.