Humb jetën me Covid-19 ish-deputeti Bedri Çollaku

Nga Exit News
Humb jetën me Covid-19 ish-deputeti Bedri Çollaku

Ish-deputeti demokrat Bedri Çollaku ka humbur jetën, të shtunën, i infektuar me Covid-19.

Çollaku, 70 vjeç, prej disa javësh ishte i shtruar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e dha guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ku ndër të tjera, shkroi:

“Me një karrierë të spikatur e mbi 40-vjeçare në fushat e bankingut qendror e tregtar, z. Çollaku do të kujtohet si një ndër ekspertët që ka kontribuar në hedhjen e themeleve të mbikëqyrjes bankare shqiptare, sektor të cilin e drejtoi gjatë viteve të para të krijimit të tij, në fillim të viteve ‘90.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>