
Dhimitër Nasi, kryebashkiaku i parë i Përmetit, është ndarë nga jeta të hënën, i infektuar me Covid-19.
Nasi, 58-vjeç, ishte shtruar prej disa ditësh në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Mësohet se dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij janë infektuar me Covid-19.
Dhimitër Nasi ka qenë kryebashkiaku i parë i Përmetit, në vitet 1992-1996.
Ai është viktima e parë në qytet me Covid-19.