![Spitali Universitar Shefqet Ndroqi senatorium Humb jetën nga Covid-19 ish-basketbollisti Petraq Gjogu](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/04/Spitali_Universitar__Shefqet_Ndroqi__senatorium-scaled.jpg)
Basketbollisti Petraq Gjogu ka humbur jetën në moshën 72-vjeçare nga koronavirusi.
Lajmi u bë i ditur në disa media, të cilat raportojnë e Gjogu ishte i intubuar prej ditësh, ndërsa ndodhej në spital prej 2 javësh.
Petraq Gjogu ka qenë basketbollist i ekipit të Tomorrit deri në vitin 1999 dhe më pas u emërua gjyqtar i ndeshjeve të volejbollit në vend. Në vitin 2001, Gjogu u emërua Kryegjyqtar i Kolegjit të Arbitrave për volejbollin në Berat.