
Ish kryebashkiaku i Elbasanit, Engjëll Dakli ka humbur jetën në moshën 66 vjeçare si pasojë e Covid-19.
Sipas mediave, Dakli ishte shtruar në Turqi për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, por nuk e ka fituar dot betejën me virusin.
Dakli ka mbajtur postin e kryebashkiakut të Elbasanit në vitin 1999-2000.
Më herët si pasojë e koronavirusit ka ndërruar jetë dhe ish deputeti Marko Bello.