Piktorja Lumturi Blloshmi ka humbur jetën të premten, e infektuar me Covid-19.
Blloshmi ishte në moshën 76-vjeçare.
Ajo ishte infektuar me Covid-19 prej të paktën tre javësh. Nuk dihet ende nëse ajo vuante nga sëmundje të tjera.
Lumturi Blloshmi u diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve. Ajo ka hapur disa ekspozita në vend, veçanërisht para viteve ’90. Blloshmi do të mbahet mend si artistja që eksperimentoi ndër të parat performancën dhe instalacionin në Shqipëri.