Drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd, Arianit Alliu ka ndërruar jetë, të mërkurën, i infektuar me Covid-19.
Alliu ishte 43 vjeç. Nuk dihet ende nëse ai vuante nga ndonjë sëmundje tjetër shoqëruese.
Alliu ishte prej disa ditësh i shtruar në spitalin Infektiv, por nuk ka mundur të mbijetojë.