Humb jetën një 32 vjeçar në Durrës  pasi u qëllua në këmbë gjatë një konflikti

Nga Exit News
Humb jetën një 32 vjeçar në Durrës  pasi u qëllua në këmbë gjatë një konflikti

Një 32-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në këmbë e si pasojë ka humbur jetën, njofton Policia.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 16 në Durrës.

Policia ka shoqëruar disa persona, dhe njofton se  po punohet për identifikimin dhe arrestimin e të autorit.

Në njoftimin e Policisë thuhet:

“Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit”.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>