Një fëmijë 10 vjeç ka humbur jetën të dielën në Tiranë si pasojë e përplasjes nga një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”. Vajza fillimisht është dërguar në spital ku ka nderuar jetë më pas.
Policia njoftoi se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4.
Në njoftimin e Policisë thuhet:
“Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital”.
Gjatë vitit 2020 kanë ndodhur 6,248 aksidente, duke shkaktuar 159 viktima.
Të dhënat e publikuara nga Urgjenca Kombëtare, tregojnë se çdo ditë të vitit të kaluar kanë ndodhur mesatarisht 106 aksidente. Një person ka humbur jetën çdo dy ditë si pasojë e tyre.