Humb jëten ushtaraku i dytë i plagosur në misionin e NATO-s në Letoni

Humb jëten ushtaraku i dytë i plagosur në misionin e NATO-s në Letoni

Mbrëmë, ka ndërruar në një spital në Letoni, Major Klodian Tanushi, ushtaraku i dytë i plagosur në bazën e NATO-s në Letoni. Klodian Tanushi u plagos më 6 Maj, gjatë një operacioni për çmontimin e minave në Letoni. Në të njejtin aksident humbi jetën nentetarja Hafize Hasanaj dhe u plagos rreshter Julian Kapaj.

Sot, edhe Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO), me mision në Letoni dërgoi një mesazh ngushëllimi për familjen e major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën dje në një spital në Letoni.

“Është dhimbje e madhe që sot ka nderruar jetë Major Klodjan Tanushi. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella bashkëshortes, fëmijëve dhe të afërmve të tij. Kemi humbur një nga tanët, një vëlla nën armë. Në këto kohë dhimbjeje, mendimet tona shkojnë tek të dashurit, miqtë dhe kolegët e tij. Jeta e tij do të kujtohet.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>