
Një 59-vjeçar nga Lushnja, i infektuar me Covid-19 ka ndërruar jetë mëngjesin e së enjtes te spitali Infektiv.
Viktima ishte prej 6 ditësh i shtruar në spital, ku po trajtohej në terapi intensive. Ai vuante nga diabeti, kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike dhe anemi.
Ai është viktima e 35-të të cilin Ministria e Shëndetësisë e cilëson vdekje prej Covid-19. Ditët e fundit kanë humbur jetën dhe pacientë të tjerë me Covid-19, disa prej të cilëve asimptomikë, të cilët ministria nuk i numëron si vdekje nga Covid-19.