11 persona kanë humbur jetën të premten në Indi dhe 34 të tjerë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh.
Mediat raportuan se ka ende persona të bllokuar në fabrikë, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spital.
Prodhimi i fishekzjarrëve është një biznes i madh në Indi, derisa shumë fabrika prodhojnë produkte të tilla ilegale e më pas i sheshin më lirë.
Fabrika prodhonte fishekzjarrë për dy vjet, e sipas raporteve lokale, fishekzjarrët që ishin ruajtur në gjashtë dhoma në fabrikë, kanë marrë flakë njëra pas tjetrës duke çuar në një shpërthim të madh.
Kryeministri Narendra Modi shprehu ngushëllimet për viktimat dhe njoftoi se do të japë ndihmë financiarë për familjarët e viktimave dhe për të dëmtuarit.