Dy pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në spitalin Infektiv, orët e fundit.
Viktimat janë një 76-vjeçar dhe një 59-vjeçar.
Bashkë me një 82-vjeçar nga Shkodra që humbi jetën pasditen e 6 korrikut, shkon në të paktën 3 numri i viktimave nga Covid-19 në 24 orët e fundit.
Në total, që prej fillimit të pandemisë, në vend kanë humbur jetën 81 pacientë: 34 prej të cilëve kanë vdekur në periudhën 9 mars-9 qershor, ndërsa 47 kanë humbur jetën nga 9 qershori deri më sot, 7 korrik.
Rreth orën 11:00 pritet përditësimi i informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë, për të dhënë më shumë detaje rreth situatës së Covid-19 në vend.