Humbin jetën 5 persona si pasojë e një zjarri në Institutin e prodhimit të vaksinës AstraZeneca

Nga Exit News
Humbin jetën 5 persona si pasojë e një zjarri në Institutin e prodhimit të vaksinës AstraZeneca

Pesë persona humbën jetën të enjten në Indi si pasojë e një zjarri që ra në laboratorin ku prodhohet vaksina AstraZeneca, raporton Retuers.

Prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, tha se zjarri nuk ka ndikuar në prodhimin e dozave të vaksinave të koronavirusit.

“Ne kemi mësuar që fatkeqësisht ka pasur humbje të jetës në këtë incident,” tha Shefi Ekzekutiv i Institutit Serum në Indi, Adar Poonawalla.

Kryebashkiaku Murlidhar Mohol tha se katër njerëz ishin evakuuar, por pesë të tjerë kishin vdekur.

Qeveria e shtetit Maharashtra tha që zjarri mund të ishte shkaktuar nga një defekt elektrik gjatë punës ndërtimore.

Serum Institut është licencuar nga Universiteti i Oxfordit dhe AstraZeneca dhe gjithashtu po planifikon të fillojë të grumbullojë deri në 50 milion doza në muaj nga Novavax në Prill.

Shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, nga Bangladeshi në Brazil, varen nga Serum Institut, që dorëzon vaksinën AstraZeneca.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>