László Trócsányi, europarlamentari i Hungarisë do të jetë Eurokomisioneri i ri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë i Bashkimit Europian. Prezantimin e tij e bëri sot Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë prezantimit të gjithë ekipit të saj prej 27 komisionerësh.
László Trócsányi është propozuar si komisioner i Hungarisë nga kryeministri hungarez Viktor Orban. Më parë ai ka qenë Ministër Drejtësie në Hungari.
Si ministër i Drejtësisë ai miratoi një sërë ligjesh që krijuan konflikt me Komisionin Evropian të mëparshëm. Ai miratoi ligje që dënoni organizatat jo fitimprurëse, të cilat ndihmonin refugjatët dhe vendosnin kampe për refugjatët në Hungari.
Ekipi i ri i Komisionit Europian do të duhet të miratohet nga Parlamenti Europian në tërësi, pas seancave dëgjimore me secilin prej kandidatëve për komisioner. Në rast se miratohet, mandati i Komisionit të ri Europian fillon më 1 nëntor 2019.