Qindra protestues në Hungari kundërshtuan, të dielën, masat shtrënguese të vendosura për parandalimin e pandemisë së Covid-19.
Protestuesit kishin maska, por sfiduan rregullat që ndalojnë grumbullimin në hapësira publike.
Të paktën 100 restorante planifikuan të rihapen edhe pse qeveria i kërcënoi ata me gjobë të rëndë, raporton Retuers.
Restorantet mund të gjobiten me 16,990 dollarë dhe të detyrohen të mbyllen për 6 muaj, nëse shkelin masat.
“Ne jemi shkatërruar mjaftueshëm në biznes prej masave”, thanë organizatorët e tubimit në Facebook.
Masat aktuale bllokuese në Hungari përfshijnë ndalimin e qarkullimit natën, mbylljen e shkollave, të restoranteve, kafenetve dhe dyqaneve jo thelbësore.
Qeveria hungareze tha se mund të fillojë lehtësimin e masave vetëm nëse numri i rasteve të koronavirusit bie ndjeshëm.
Hungaria u bë e para në BE këtë javë që lidhi një marrëveshje me vaksinën e Rusisë Sputnik V dhe vaksinën kineze Sinopharm.
Hungaria, ka një popullsi prej rreth 10 milion, dhe ka raportuar gjithsej 367,586 raste deri të dielën dhe 12,524 viktima. Numri i të infektuarve të rinj po ulet, por mbi 3.500 njerëz janë ende në spitale.