Hungaria ashpërsoi të enjten masat për të frenuar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.
Qeveria hungareze vendosi të mbyllë dyqanet dhe të shkollat fillore. Mësimi po zhvillohet online.
Zyra e kryeministrit Viktor Orban njoftoi se “vala e tretë është më e keqja” që vendi ka përjetuar deri më tani.
Qeveria ka vendosur të zbatojë masën e izolimit për të parandaluar humbjet e jetëve njerëzore dhe për të shmangur rihapjen e vonë gjatë këtij viti, tha zyra e kryeministrit.
“E reja e valës së tretë është se tani ne kemi një vaksinë. Imunizimi po shkon mirë, dhe në këtë drejtim mund të themi se jemi të tretët në BE, por javën e ardhshme do të jemi vendi që ka vaksinuar më shumë brenda bllokut. Por as kjo shpejtësi nuk është mjaftueshëm për të ndaluar përhapjen e virusit, veçanërisht varianteve të reja”, tha Gergely Gulyas, shef i stafit të kryeministrit në Hungari.
Supermarketet, farmacitë , furrat e bukës dhe pikat e karburantit do të jenë të vetmet biznese që do të qëndrojnë hapur.
Qeveria hungareze u përball me kritika ditët e fundit pasi niveli i rasteve të reja preku shifrën më të lartë në 3 muaj.