
Qeveria hungareze ka lëshuar një dekret kritik ndaj “sulmeve të vrazhda dhe anti-demokratike politike kundër Hungarisë” në përgjigje të legjislacionit të diskutueshëm që ndalon “portretizimin ose promovimin” e LGBTQI+ tek të miturit.
“Toni dhe deklaratat që ata bënë të kujtojnë indoktrinimin kolonialist të një epoke që mendohej të ishte zhdukur dhe deklaratat mosrespektuese të pushtetit nga ata që e konsiderojnë veten më të lartë. […] Gjuha e urrejtjes kundër Hungarisë është gjithashtu e ndaluar”, shkruhet në dekretin e nënshkruar nga Kryeministri Viktor Orban të martën, raporton Euroactive.
“Ne në Evropën Qendrore e dimë se çfarë ndodh kur partia shtet ose regjimi diktatorial ose fuqitë që duan të edukojnë fëmijët në vend të prindërve. As ne nuk i lejuam komunistët ta bënin këtë, kështu që nuk lejojmë që apostujt e vetëshpallur të demokracisë liberale të arsimojnë fëmijët në vend të prindërve hungarezë”, përfundon dekreti.