Hungaria dënon me dekret ‘sulmet’ e BE-së kundër ligjit për komunitetin LGBTI

Nga Exit News
Hungaria dënon me dekret ‘sulmet’ e BE-së kundër ligjit për komunitetin LGBTI

Qeveria hungareze ka lëshuar ​​një dekret kritik ndaj “sulmeve të vrazhda dhe anti-demokratike politike kundër Hungarisë” në përgjigje të legjislacionit të diskutueshëm që ndalon “portretizimin ose promovimin” e LGBTQI+ tek të miturit.

“Toni dhe deklaratat që ata bënë të kujtojnë indoktrinimin kolonialist të një epoke që mendohej të ishte zhdukur dhe deklaratat mosrespektuese të pushtetit nga ata që e konsiderojnë veten më të lartë. […] Gjuha e urrejtjes kundër Hungarisë është gjithashtu e ndaluar”, shkruhet në dekretin e nënshkruar nga Kryeministri Viktor Orban të martën, raporton Euroactive.

“Ne në Evropën Qendrore e dimë se çfarë ndodh kur partia shtet ose regjimi diktatorial ose fuqitë që duan të edukojnë fëmijët në vend të prindërve. As ne nuk i lejuam komunistët ta bënin këtë, kështu që nuk lejojmë që apostujt e vetëshpallur të demokracisë liberale të arsimojnë fëmijët në vend të prindërve hungarezë”, përfundon dekreti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>