Hungaria i dhuron 100 mijë maska Shqipërisë, Cakaj e Basha takime me ministrin e Jashtëm

Nga Exit News
Hungaria i dhuron 100 mijë maska Shqipërisë, Cakaj e Basha takime me ministrin e Jashtëm

Hungaria i dhuroi sot Shqipërisë 100 mijë maska dhe 5 mijë kostume mbrojtëse mjekësore, me qëllim mbrojtjen e mjekëve që po luftojnë pandeminë e Covid-19.

Në një takim në aeroportin e Rinasit, zëvendësministri i Jashtëm Gent Cakaj priti Ministrin e Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó i cili shoqëronte ndihmat.

Pas takimit me Cakajn, ministri hungarez u takua dhe me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, në aeroportin “Nënë Tereza”.

Zoti Basha falenderoi Hungarinë për ndihmën në këtë moment të vështirë dhe i kërkoi ministrit të “të shohë mundësinë për të ndihmuar edhe më tej Shqipërinë e cila sot po përballet edhe me një krizë të madhe ekonomike, ku papunësia dhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm rritet cdo ditë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>