Hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese në vend

Nga Exit News
Hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese në vend

Të hënën hyjnë në fuqi masat e reja të prezantuara të dielën nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Orari i lejuar i lëvizjes nuk do të jetë më ora 20:00 por ora 22:00. Qarkullimi do të ndalohet deri në orën 6:00. Në këtë orar do të jetë dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve.

Komiteti i ekspertëve vlerësoi të lejojë hapjen e fluturimeve me Mbretërinë e Bashkuar.

Duke bërë me dije se lehtësimet po vijnë si rezultat i situatës po edhe të muajit të shenjtë të Ramazanit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave antiCOVID.

Sipas ministres, gjatë javëve të fundit ka rënë deri në 12% shkalla e infektueshmërisë në vend.

“Rënia shënohet edhe në shtrimet në spitale. Prej 4 ditësh nuk ka pacientë në Spitalin COVID 4, i cili do vijojë të jetë në gatishmëri”, shtoi ministrja.

Aktualisht janë të zënë 30% e shtretërve në spitalet COVID dhe 13% e njësive të terapisë intensive.

Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të jenë në fuqi për dy javët e ardhshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>