Prokurorët e Kalamatës kanë liruar me kusht të shtunën një burrë të akuzuar për përdhunimin e gruas së tij dhe abuzimin seksual të fëmijës së tyre.
Një grua nga Kalamata denoncoi burrin e saj në polici për përdhunim dhe dhunë të përsëritur për më shumë se 13 vjet.
Ajo gjithashtu deklaroi se ai abuzoi seksualisht me vajzën e tyre tani 13-vjeçare, që kur ajo ishte tetë vjeç.
Gruaja tha se vendosi të thyejë heshtjen e saj sepse kishte frikë se mos dhuna dhe abuzimi përsëritej tek vajza 13 vjeçare.
Prokuroria vendosi ta lirojë 38 vjeçarin shqiptar me kusht para gjyqit.
Kushti është që ai të qëndrojë në distancë nga gruaja dhe fëmija i tij dhe të raportojë në stacionin e policisë çdo muaj.
Atij gjithashtu i është i ndaluar të largohet nga vendi.
I akuzuari kërkoi falje për akuzat e ngritura kundër tij që përfshijnë përdhunim, abuzim seksual të një të mituri, incest dhe dhunë në familje.