Një i mitur ka qëlluar aksidentalisht një të afërmin e vet një ditë më parë, teksa ishte duke luajtur me një armë sportive në oborrin e shtëpisë së tij në Përmet.
Shtetasi Nj. L., 28 vjeç, daja i të miturit, gjendet jashtë rrezikut për jetën, pasi mori ndihmën e parë shëndetësore në spitalin vendas.
Policia bwri me dije se ka sekuestruar armën sportive dhe ka kallëzuar për armëmbajtje pa leje pronarin e saj, B. A., 38 vjeç, banues në Përmet.
Ndërkohë, mëngjesin e të mërkurës në Rroskovec, një 48-vjeçar ka kryer vetvrasje.
Sipas një raportimi nga BW, dyshohet se viktima vuante nga depresioni.