I vdekur apo i zhdukur? Gjurma e kriptomashtruesit turk po zbehet

Nga Alice Taylor
I vdekur apo i zhdukur? Gjurma e kriptomashtruesit turk po zbehet

Në mbarë botën po zhvillohen operacione kwrkimi mbi kriptomashtruesin turk, që u vodhi investitorëve mbi 2.7 miliardë dollarë.

Faruk Fatih Ozer ishte kryetari dhe themeluesi i kriptomonedhës Thodex, e cila doli offline në maj, duke i futur në panik pronarët e llogarive. Ai u pa duke u larguar nga Aeroporti i Stambollit në prill, teksa nisej për në Shqipëri. Ozer, më pas, u pa në një hotel në Shqipëri, por nuk është dukur më që atëherë.

Mashtrimi Thodex besohet të jetë mashtrimi më i madh në historinë turke me rreth 400,000 njerëz që kanë rënë viktima të tij.

Pretendohet se ai u la nga e dashura, para se të mbyllte aktivitetin dhe të arratisej. Ajo pretendoi se Ozer ishte xheloz e posesiv dhe asaj iu desh të përballej disa herë me të pas ndarjes.

Disa kanë spekuluar se ai mund të ketë vdekur, pasi është parë për herë të fundit në Shqipëri dhe nuk ka mbetur asnjë gjurmë prej tij. Nga ana tjetër, policia shqiptare nuk ka ndonjë nam të madh për kapjen e personave në kërkim.

Ata nuk arritën të kapnin ish-Kryetarin e Komunës së Vorës Agim Kajmaku, kur ai ishte në kërkim dhe në arrati. Exit News mundi ta lokalizonte Kajmakun tri herë në javë, një herë duke pirë kafe pranë shtëpisë së tij, herën e dytë duke pirë kafe në një rrugë kryesore në Tiranë, dhe e treta, vetëm metra nga një nga stacionet kryesore të policisë së qytetit.

Ata gjithashtu lejuan që vëllezërit e kërkuar Sandesara të vinin dhe iknin nga Shqipëria në disa raste, pavarësisht urdhrit të Interpolit për kapjen e tyre. Madje atyre iu dha edhe shtetësia, ndërsa ishin nën hetim në Indi për mashtrim në shkallë të gjerë.

Pastaj në vitin 2020, Policia pasoi topin në një operacion ndër-shtetëror të trafikut të drogës, ku arritën të humbnin të dyshuarit, pavarësisht se dërgesëa që po mbërrinte nga Porti i Durrësit përmbante gjurmues GPRS.

Njoftimi i Kuq i Interpolit kundër Ozer specifikon akuzat për mashtrim të rëndë dhe ndërmarrje kriminale. Janë lëshuar 78 urdhër -arreste të tjera në lidhje me këtë çështje, mes të cilëve edhe vëllai dhe motra e Ozer, që janë të dy në paraburgim.

Sipas një deklarate të postuar nga Ozer pas u zhduk për herë të parë, ai tha se do të kthehej në Turqi brenda pak ditësh, por 107 ditë më vonë, kjo gjë ka ndodhur.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>