I vihet zjarr Sarajeve, vila e famshme në Tiranë shpëton pa u shëmbur

Nga Exit News
I vihet zjarr Sarajeve, vila e famshme në Tiranë shpëton pa u shëmbur

Në orët e para të së martës, i është vënë zjarri nga persona të paidentifikuar vilës Sarajet, në rrugën Abdi Toptani, në pjesën para Qendrës Toptani, përballë Hotel Plaza.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, zjarri është fikur dhe vila ka mundur të rezistojë pa u shembur.

Vila e famshme, e cila ka shërbyer si legata e parë amerikane në Shqipëri, ishte nga të paktat ndërtesa të vjetra të mbetura në Tiranë pa u shëmbur për t’ja lënë vendin ndërtimeve të larta.

Sikurse Exit ka informuar më parë, në truallin  e vilës është planfikuar të ngrihet një kullë 45 katëshe. Duke qenë se Vila Sarajet është monument kulture i mbrojtur, shembja e saj ishte e vështirë ligjërisht. Tani që vila është djegur, kjo pengesë për ndërtimin është zhdukur.

Para pak muajsh kryebashkiaku Veliaj ishte shprehur se do ta shpronësnte vilën për ta kthyer në muze dhe siç kemi raportuar ky veprim  u konsiderua si hapi i parë për të realizuar shembjen e vilës për të ndërtuar mbi truallin e saj.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>