Ibsen Elezi është kandidati i katërt i cili do të garojë për kreun e PD-së. Ai dorëzoi të shtunën kandidaturën e tij për kreun e PD-së.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ai u shpreh se garë të barabartë mund të ketë vetëm nëse Basha jep dorëheqjen.
”Vetëm me dorëheqjen e Bashës mund të getë garë të barabartë. Kandidatët për kryetar duhet të kenë përfaqësues në komisionin zgjedhor.”
Deri më tani në garë janë: Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli. Afati për paraqitjen e kandidatëve për kreun e PD-së është deri të dielën. Zgjedhjet do të mbahen në 13 qershor.