Identifikim biometrik, komisione partiake, kryetari i KQZ-së me konsensus—pikat e marrëveshjes zgjedhore

Nga Exit News
Identifikim biometrik, komisione partiake, kryetari i KQZ-së me konsensus—pikat e marrëveshjes zgjedhore

Partia Socialiste ka hequr dorë nga propozimi për departizimin e administratës zgjedhore, duke rënë dakord për ruajtjen e komisioneve me përfaqësues partiakë sikurse janë aktualisht.

Palët kanë rënë dakord gjithashtu që të ndryshohet mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, duke pranuar që kryetari të zgjidhet me konsensusin e shumicës dhe opozitës, ndërsa nënkryetari të zgjidhet nga opozita.

Sikurse njoftuam më parë, është rënë dakord gjithashtu që votuesit të identifikohen në mënyrë biometrike në të gjithë vendin.

Megjithatë kjo gjë duket e vështirë për t’u arritur pasi kërkon një punë të madhe për zhvillimin e sistemit teknologjik dhe testimin e tij deri në datën e zgjedhjeve që priten të jenë në gjysmën e dytë të prillit ose gjysmën e parë të majit.

Këshilli Politik është duke punuar për disa çështje të tjera dhe pritet që një marrëveshje përfundimtare për të gjithë përmbajtjen e reformës do të arrihet gjatë fundjavës.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>