Procesi i identifikimit elektronik nuk shmang votimin e dyfishtë. Procesi është i cënueshëm, u shpreh zëvendëskomisionerja e KQZ-së, përgjegjëse për teknologjinë, Lealba Pelinku, në mbledhjen e sotme, 19 maj, në KAS.
Kjo bie ndesh me deklaratat e KQZ-së më parë se pajisja shmang votimin e dyfishtë.
Sipas zëvendëskomisoneres Lealba Pelinku, për emisionin’Me pak Fjalë’, më 7 prill, u shpreh se kjo pajisje evidenton rastet kur zgjedhësi është duke votuar jo në qendrën e tij të votimit dhe rastet kur identifikon rastet kur zgjedhësi provon të votojë më shumë se një herë.
Pajisja regjistron shënjat e gishtave në këtë pajisje. Kjo u bë vetëm për një qëllim.
Pasi të mbarojë procesi i votimit, të gjitha këto shenja do të mblidhen nga KQZ në një bazë të dhënash dhe do të krahasohen për të parë nëse kemi raste të votimit më shumë se një herë.
Në këto zgjedhje, identifikimi i zgjedhësve u bë elektronikisht. Komisioni në qendrën e votimit verifikoi kartën e identitetit ose pasaportën e votuesit në një pajisje elektronike.