Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi deklaroi të enjten se po vijon bisedimet me Partinë Demokratike për kandidimin bashkë në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një intervistë për ABCNews, Idrizi tha se po mundohen të gjejnë taktikën e duhur për të maksimizuar votat:
“Kemi edhe një marrëveshje tjetër që kemi përcaktuar se do të hyjmë bashkë në këto zgjedhje. Tani po diskutojmë sesi të kemi një sinergji të përbashkët në listën e opozitës së bashkuar.”
Idrizi tha se ndryshimet e Kodit Zgjedhor bërë nga Rama, kishin për qëllim krijimin e tensionit mesm opozitës:
“Padyshim që ndryshimi i rregullave të lojës, Kodi Zgjedhor, ndryshimi i Kushtetutës në mënyrë të njëanshme, u bën për këtë fakt që të krijonte një tension brenda partive të opozitës. Kësaj takse të Edi Ramës ne duhet ti përgjigjemi me një taktikë po të tillë, për të maksimalizuar votat.”
Duke folur për qarqet se ku mund të kandidojë ai vetë, Idrizi tha se preferon Tiranën, por edhe Vlorën:
“Preferencat e mia janë për në Tiranë. Këtu jam lindur e rritur, kam qenë prej kohësh deputet. Do ta parapëlqeja edhe Vlorën.”