Idrizi zbulon se PDIU do të garojë në një listë me PD në 25 prill

Nga Exit News
Idrizi zbulon se PDIU do të garojë në një listë me PD në 25 prill

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të garojë në listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi tha në një intervistë për ABC News se ka arritur një marrëveshje me PD për të garuar në të njejtën listë.

“Ne kemi një marrëveshje me PD-në dhe do të jemi të listuar me atë të PD-së. Besoj se 2017 është rasti që po e përsërit Rama tani që në atë kohë e bëri prishje koalicionesh pa ligj tashmë po e bën me ligj.

PDIU është pjesë e koalicionit të opozitës së bashkuar.

Me ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor, koalicionet duhet të kandidojnë me një listë të vetme dhe jo me lista të ndara sipas partive.

PD dhe LSI, dy partitë më të mëdha të opozitës, janë shprehur se po mendojnë për maksimizimin e votës.

Një javë më parë, përfaqësuesja e LSI-së Klajda Gjosha tha se në disa qarqe LSI do të kandidojë vetëm dhe në disa qarqe të tjera me PD-në.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>