IKEA në Francë dënohet me gjobë 1 milion euro për përgjim të stafit

Nga Exit News
IKEA në Francë dënohet me gjobë 1 milion euro për përgjim të stafit

Gjigandi suedez i mobiljeve, IKEA, u dënua me gjobë një milion euro nga një gjykatë franceze e cila e shpalli fajëtor për përgjim të stafit në Francë.

Drejtori ekzekutiv i degës së IKEA-s në Francë, Jean-Louis Baillot, u dënua me dy vite burg me kusht dhe me gjobë 50 mijë euro.

IKEA në Francë u zbulua se ka përdorur detektivë privatë dhe policë për të mbledhur të dhëna private të stafit.

Skandali doli në pah në vitin 2012 dhe për pasojë IKEA shkarkoi katër menaxherë dhe miratoi kod të ri të sjelljes.

Para gjykatës në Francë dolën 15 të akuzuar, të cilët përfshinin drejtues të lartë dhe ish-menaxherë të dyqaneve.

Katër oficerë të policisë ishin po ashtu në gjyq për dorëzimin e informacioneve private.

Në një deklaratë publike, IKEA ka dënuar shkeljet e privatësisë dhe kërkon falje për “këtë situatë që dëmton seriozisht vlerat e kompanisë dhe standardet etike”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>