Dimri që kaluam ishte anormal, pa epidemi të zakonshme të gripit tek të rriturit dhe me mungesë pothuajse totale të virusit të bronkeve për të vegjlit: “meritë” e pandemisë, kufizimeve shoqërore dhe masave anti-kovid, të tilla si maska dhe distancimi, parandaluan këto lloj virusiesh.
Tani, megjithatë, diçka po ndryshon: me lehtësimin e masave të zakonshme individuale të mbrojtjes dhe kontrollit, disa viruse sezonale janë rishfaqur. Sidomos virusi syncytial, i cili prek bronkiolet e fëmijëve dhe gjithashtu mund të çojë në shtrime në spitalin pediatrik.
Ky virusi, i cili prek 70% dhe 80% të fëmijëve, zakonisht shfaqet në shtator dhe tetor dhe arrin kulmin në Dhjetor. Sipas raporteve të mbikëqyrjes epidemiologjike të Institutit italian Carlos III, në mes të majit, pozitiviteti për këtë virus u rrit në 4% ndërsa një javë më parë ishte 2%.
Këtë dimër, Rrjeti Kombëtar i Mbikëqyrjes Epidemiologjike në Itali ka zbuluar një numër shumë të vogël të infeksioneve të tjera përveç kovid.
Pere Soler, kreu i Sëmundjeve Infektive Pediatrike në Spitalin Vall d’Hebron në Barcelona, shpjegoi incidencën e viruseve të frymëmarrjes jashtë sezonit: “Në Katalonjë, rrjeti i mbikëqyrjes spitalore ka regjistruar një rritje graduale të rasteve që nga marsi, duke arritur pothuajse në 150 raste pozitive në javën nga 17 deri më 23 maj “.
Megjithëse shifrat janë akoma larg të dhënave të vitit 2019, kur 400 raste javore u regjistruan në fund të dhjetorit, ka një kthesë të çuditshme: pandemia ka kthyer ciklin normal të viruseve të frymëmarrjes me kokë poshtë.