IKMT gjobit Bashkinë Rrogozhinë: Nuk pastroi lumin Shkumbin nga plehrat që hidhte kompania private

Nga Exit News
IKMT gjobit Bashkinë Rrogozhinë: Nuk pastroi lumin Shkumbin nga plehrat që hidhte kompania private

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur të enjten Bashkinë e Rrogozhinës për mosmarrjen e masave për ndotjen e basenit të lumenjve.

Gjoba prej 2 milionë lekësh për bashkinë vjen një muaj pasi IKMT gjobiti bashkinë Viola-Green shpk, e cila derdhte mbetjet në lumin Shkumbin.

Gjatë këtyrë dy javevë, bashkia nuk pastroi bregun e lumit nga hedhja pa kriter e plehrave.

Një muaj më parë, IKMT gjobiti dhe paditi në prokurori kompaninë Viola-Green shpk, e cila kishte fituar tenderin për pastrimin e plehrave në bashkinë Rrogozhinë. Pas mbledhjes së plehrave nëpër qytet, kompania i hidhte ato në në fshatin Zall, pranë bregut të lumit Shkumbin dhe më pas ato përfundonin në det.

Për shkak të këtij skandali,  ambasada gjermane ndërpreu financimit ndaj Bashkisë Rrogozhinë për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe ekonominë ricikluese.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>